Nëpërmjet shembullit që jep e ke të lehtë të bindësh të tjerët. Ja kryetari i bashkisë Erion Veliaj (I miri i nënës) ju jep shumë shembuj idhujtarëve të tij. Se si të duken bukur, se si të duken sikur punojnë, se si të promovojnë veten, madje deri te si të shkelin rregullat e sigurisë.
E shikoni në këto dy foto se si ka hyrë në kantierin e ndërtimit të shkollës “Jeronim de Rada”, e cila është duke u ribërë? As kaskë mbrojtëse, as jelek sinjalizues…Po i “I miri i nënës” është i fuqishëm, është mbinjeri, nuk e gjen gjë në ambjente të tilla ku njerëzit e zakonshëm mbrohen me kujdes…