Vendosni fjalën kyçe....

Propaganda në luftë me realitetin, si gënjen Ogerta Manastirliu (Fakti)


Që punët që shet qeveria si arritje nuk janë edhe aq arritje është vërtetuar disa herë. Por kësaj here, ministrja e Shëndetësisë edhe e ca shtesave të tjera nga pas, Ogerta Manastirliu nuk ka as më të voglin siklet për të dalë me zë e me figurë e për të thënë diçka që vërtetuar në terren nuk është e vërtetë.

Ajo flet nga plazhi për qendra shëndetësore që rrinë hapur 24 orë në videon që ka përgatitur emisioni “Boom” në “Ora News”, por jo më larg se të dielën, gazetares Egla Bardhi i mjaftuan vetëm disa foto për të treguar se çfarë ndodh në Qeparo për shembull.

“Nëse ju zë barku në Qeparo, doktor Kurti ju ka lënë numrin”, duket si diciturë interesante për të shitur ndonjë shërbim, të tipit mjekësor, por nuk është ishte ashtu. 

Doktor Kurti nuk ndodhej në qendrën Shëndetësore ku duhet të ishte.

Megjithatë, ky konstatim, shoqëruar edhe me foto nga  Bardhi, nuk është se ka në qendër doktor Kurtin por gjithë sistemin e ngritur këto vite që bën as më shumë e as më pak përveçse të mos u vijë në ndihmë pacientëve.

Pra, shërbimi 24 orësh orësh është jashtë funksioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *