Vendosni fjalën kyçe....

Shpenzimet marramendëse për rinovimin e rezidencës, dorëhiqet ministri francez


Ministri francez i Mjedisit, Francois de Rugy, dha dorëheqjen të martën pas raportimeve rreth shpenzimeve të larta të tij për darka private dhe rinovimeve në rezidencën e tij të ministrisë.

De Rugy tha në faqen e tij në ‘Facebook’ se ia dorëzoi dorëheqjen e tij kryeministrit Edouard Philippe sepse ‘përpjekjet e nevojshme për të luftuar akuzat’ do të thoshte se ai nuk mund të kryejë detyrat e tij ministrore ‘në mënyrë paqësore’.

De Rugy, 45 vjeç, ka paraqitur një ankesë penale kundër faqes investigative ‘Mediapart’, lidhur me raportimet e këtij të fundit, tha ‘Reuters’.

Polemikat mbi De Rugy kanë përforcuar kritikat ndaj qeverisë së Presidentit Emmanuel Macron, si jashtë realitetit dhe jashtë kontaktit me njerëzit e zakonshëm.

De Rugy është ministri i katërt që të japë dorëheqjen, që kur Macron mori detyrën në vitin 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *