Policia e Lodit në Lombardi të Italisë arrestoi dy shtetas shqiptarë, të akuzuar për tentativë vjedhjeje të rënduar ndaj një agjencie sigurimesh.
Dy shqiptarët, që të dy me precedentë të mëhershëm penalë, përdorën shtyllat që të ngjisin për në katin e dytë si dhe kaçavida për të vjedhur, shkruajnë mediat italiane.
Shqiptarët janë pikasur nga ana e një kalimtari, teksa vidhnin. Ai lajmëroi policinë, e cila identifikoi të dy burrat. Me gjithë tentativën e shqiptarëve për të ikur, ata u prangosën.
Të dy shtetasit nga Shqipëria, 36 dhe 30 vjeç u arrestuan dhe atyre iu sekuestruan edhe sendet e vjedhura.