Vendosni fjalën kyçe....

Ursula von der Leyen zgjidhet presidente e KE-së me 383 vota, 327 eurodeputetë votuan kundër


Ursula von der Leyen është zgjedhur presidente e Komisionit Europian me 383 vota pro dhe 327 vota kundër.

Një votim jo pak i ngushtë për një pozicion siç është ai i kreut të KE-së. 22 eurodeputetë abstenuan ndërsa 9 vota u shpallën të pavlefshme.

Në fjalën e saj para zgjedhjes, më herët ditën e sotme, von der Leyen tha se për të e rëndësishme do ishte forcimi i Bashkimit Europian.

‘Për mua ka vetëm një gjë të rëndësishme, forcimi i Europës dhe ata që janë në këtë anë do kenë mbështetjen time të fuqishme, ndërsa ata që duan ta dobësojnë këtë Europë do gjejnë te unë një kundërshtare të ashpër’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *