Vendosni fjalën kyçe....

30 qershori, kryebashkiakja Ademi padi penale në prokurori


Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka dorëzuar një padi penale lidhur me votimet e 30 qershorit.

Ajo e ka dorëzuar padinë në gjykatën e Shkodrës për të vërtetuar akuzat e opozitës mbi zgjedhjet e njëanshme vendore.

Sipas Ademit, procesi i 30 qershorit ishte i paligjshëm dhe se shumë qytetarëve u janë marrë letërnjoftimet për të votuar pa dijeninë e tyre.

‘Marrja e paligjshme e letërnjoftimeve dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e policisë janë dy nga çështjet që përmban akuza mbi votimet e paligjshme të 30 Qershorit. Sot jam në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Shkodër,  ndërkohë që në ditët në vijimi  do të presim të shohim atë që do të ndodhë’, tha Ademi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *