Vendosni fjalën kyçe....

Dy inspektorë të bashkisë së Shkodrës në pranga, dyshohen se favorizuan pronarin e një hoteli në Velipojë


Arrestohen dy inspektorë në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër dhe shpallet në kërkim një inspektor tjetër i kësaj drejtorie për  “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“. Në gjendje të lirë procedohet pronari i një hoteli në Velipojë.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave.

 Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve:

  1. P., 32 vjeç, banues në Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;
  2. M., 63 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër, punonjës në Bashkisë Shkodër;

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D. H., 32 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumenteve kanë shpërdoruar detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër. Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për pronarin e hotelit, shtetasin  P. A., 36 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.”, jep detaje policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *