Bosi meksikan i drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman, është dënuar me burgim të përjetshëm plus 30 vjet nga një gjykatës federal i SHBA.
‘El Chapo’ u gjet fajtor për trafikimin e disa tonëve kokainë, heroinë dhe drogave të tjera në Shtetet e Bashkuara si udhëheqës i Kartelit Sinaloa në shkurt.
Para marrjes së vendimit të dënimit të mërkurën, El Chapo i tha gjykatës së Bruklinit se izolimi i tij në SHBA kishte qenë ‘torturë psikologjike, emocionale dhe mendore 24 orë në ditë’.
Ai shtoi se ai nuk kishte pasur një gjyq të drejtë dhe akuzoi juristët për sjellje të keqe.
Ai ishte burgosur më parë në burgjet maksimale të sigurisë në Meksikë, por dy herë arriti të arratisej.
Vendi ku ‘El Chapo’ do e vuajë dënimin nuk është vendosur ende, por alternativa më i mundshëm është ‘ADX Florence’ në Kolorado, që konsiderohet si burgu më i sigurt i Amerikës.