Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Durrësit s‘i jep mandatin e kryebashkiakes kandidates së PS-së


Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit i ka mohuar mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, kandidates së Partisë Socialiste, Valbona Sako.

Vendimi vjen rreth 3 javë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në argumentimin e gjykatës theksohet se shkak për këtë vendim është bërë regjistrimi në zgjedhje jashtë afateve i partisë Bindja Demokratike, gjë që e bën nuk procesin zgjedhor.

Në marrjen e vendimit theksohen 3 pika kryesore:

  • Vendimi për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” për zgjedhjet vendore
  • Për miratimin e mbajtjes së fletës së votimit
  • Për nxjerrjen e rezultatit të votimi

Vendimi

Rrëzimin e kërkesës së kërkueses Valbona Sako për Vërtetimin e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Durrës.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda afatit ligjor 5 ditor, afat i cili fillon nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *