Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Vorës, kandidatit të Partisë Socialiste, Agim Kajmaku.
Në vendimin e gjykatës theksohet ajo shpall moskompetencë për të shqyrtuar këtë rast, lidhur me ligjshmërinë e mandatit për Kajmakun duke ia përcjellë për shqyrtim Gjykatës Administrative.
Ky është rasti i dytë që një gjykatë nuk jep mandatin për kandidatë socialistë pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për kandidaten socialiste, Valbona Sako.