Vendosni fjalën kyçe....

Ishin në kërkim prej 2018, arrestohen në Mamurras dy vëllezërit


Dy vëllezër të shpallur në kërkim për vrasje në tentativë janë arrestuar nga policia.

Arben dhe Astrit Seferi u ndaluan në një lokal në zonën e Mamurrasit, ndërsa drekonin me familjarë të tyre.

Në drekë kanë qenë të pranishëm edhe fëmijë. Gjatë momentit të arrestimit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, në rrugën “Gjergj Legisi”, në Laprakë, kohë kur në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja për të cilën akuzohen vëllezërit ka ndodhur më 30 shtator 2018 në zonën e Laprakës në Tiranë ku nga përplasja me armë mbetën të plagosur katër persona. Autor i ngjarjes dyshohej shtetasit Astrit Seferi nga Puka, 32 vjeç në atë kohë.

Të plagosur kanë mbetur shtetasit Eljon Leka, 31 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe tre persona të tjerë, klientë të lokalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *