Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Berati: Nuk e kanë fajin drejtorat dhe tatimorët por Rama dhe taksat për uljen e të ardhurave


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë në Berat ku ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese.

Kryemadhi theksoi se beteja është jo për klasën politike, por për kalimin e vendimmarrjes tek qytetarët.

Më tej Kryemadhi shtoi se se Rilindja nuk njeh vendimet e gjykatave që kanë kundërshtuar procedurën e koncesioneve korruptive.

Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët. Vendimi i gjykatës së Durrësit i bëri nul zgjedhjet e 30 qershorit.

Çdo ditë e kësaj qeverie në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër.

Rilindja nuk njeh vendimet e gjykatave që kanë kundërshtuar procedurën e prokurimit korruptiv të koncesionit të kontrollit të pompave të naftës”- tha Kryemadhi.

Gjithashtu kryemadhi nuk la pa përmendur edhe edhe situatën e të ardhurave duke thumbuar Ramën se faj për këtë situatë nuk e kanë drejtorat dhe inspektorat por taksat e larta dhe paaftësia.

Treguesit buxhetorë tregojnë rënie të të ardhurave nga TVSH dhe doganat. Një këshillë për Ramën, nuk e ka fajin drejtori apo inspektorët e tatimeve, por taksat e larta dhe paaftësia jote. Ka ardhur dita që të ikësh sa më parë, që të çlirohet ekonomia se e ke zënë prej fyti”- theksoi kryetarja e LSI.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *