Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet pista Hysaj, Atletico Madrid firmos me Trippier


Atletico Madridi edhe zyrtarisht e ka blerë Kieran Trippierin nga Tottenham Hotspurt.

Mbrojtësi i djathtë anglez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin madrilen, e cila do ta mbajë atë në Wanda Metropolitano deri më 2022, transmeton Gazeta Express.

Atletico i ka paguar rreth 22 milionë euro për të, pro kjo shumë mund të rritet në të ardhmen për shkak të bonuseve të ndryshme për të cilat janë pajtuar dy klubet.

“Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë arritur marrëveshje për transferimin e Kieran Trippier”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

“Lojtari anglez ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Mirë se vjen Trippier në familjen Atletico. T’i urojmë të gjitha të mirat në shtëpinë e re”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *