Nga Hysni Gurra
-Kur Rama shembte çibanët anës Lanës, ishte Meta ai që e mbështeste si kryeministër, dhe nëse nuk ke kryeministrin pas vetes dihet se ç’mund të bëjë një kryetar bashkie.
-Rama filloi me hilet që në kohën kur Meta zihej me Fatosin, ço lule njërit, ço lule tjetrit, dhe nuk duhet harruar, i interesonte që Meta të largohej nga PS. Kishte rrugën hapur se Pandi s’përbënte rrezik për të, siç u vërtetua.
– 2005 ishin opozitë të dy, Meta e eklipsoi rolin e Ramës si kryeopozitari i madh, ngjarja e Gerdecit dhe ndryshimet kushtetuese Berisha-Rama në 2008. Sot të gjithë venë gishtin te ato ndryshime, Meta aso kohe bëri grevë urie dhe desh mbyti Jozefinën në foltoren e parlamentit. E lexoi më herët situatën, koha i dha të drejtë.
-2009, Meta me tek lëvizje u ringjall nga hiri, kuptoi sistemin dhe e la Ramën në opozitë edhe për 4 vite. Rama deshi t’i bëjë gropën, ra vetë brenda!
-2011 Rama humbi bashkinë dhe kjo kryesisht në sajë të Metës, i cili mbështeti Bashën dhe me votat e Hysni Milloshit e hodhi tuç Ramën.
-Gjatë vitit 2011 Rama mendoi se i bëri gropën Metës me përgjimet, dështoi.
-2013 nuk vinte në pushtet kurrë pa Metën, lëpiu gjithçka pështyu dhe falë Metës arriti të bëhet kryeministër.
-Mendoi se e zuri përfund përfundimisht duke e çuar president të republikës. E shohin të gjithë sot në ç’situatë ndodhet. Të gjithë thonë se po bëhet diktator, por e vërteta është se falë Metës ai po duket një diktatoruc qesharak përditë e më shumë. Ka gjitha pushtetet në dorë, ndihet sikur s’ka asgjë.
-Meta, është bërë vetë politikan dhe çfarë i ka dash qefi si pasojë, Ramën e ka bërë Meta e të tjerë.
p.s- Nuk duhet lënë pa përmendur bashkëpunimi perfekt i Metës me ustain e politikës shqiptare, Sali Berishën.
Nuk e kam votuar asnjëherë partinë e Metës, përveç vitit 2009, luftoi për të mos patur këtë sistem që kemi sot.
Por, çdo kush që sot kërkon të thotë se, Meta është më i keq se Rama është ose militant i sëmurë ose hajvan.