Templates by BIGtheme NET

Partizani me mision të pamundur në Azerbajxhan?

Partizani luan një ndeshje të rëndësishme mbrëmjen e sotme kur të përballet me Karabakun në ndeshjen e kthimit, të vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampionëve.

Ekipi azer arriti të marrë një barazim në ndeshjen e luajtur në Tiranë para një jave dhe në sfidën e sotme në fushën e tij luan si favorit.

Megjithatë të kuqtë e drejtuar nga italiani Lerda nuk shkojnë atje për të dhuruar gjë por do bëjnë çmos që të marrin kualifikimin.

Kualifikimi do çonte në arkat e klubit jo pak por 380 mijë euro. Trajneri është shprehur i vetëdijshëm Për vështirësinë e sfidës por ka thënë se nuk do dhurojë gjë.

Për sa i përket formacionit, pritet që Lerda të rreshtojë të njëjtët lojtarë të sfidës së vajtjes. Ndeshja luhet në ‘Dalga Arena’ dhe fillon në orën 19:00.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*