Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Grupi parlamentar demokrat do të votojë kundër këtij projektligji


Rudina Hajdari, e cila ka marrë tashmë “flamurin” e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, pas braktisjes së tij nga opozita kundërshton Edi Ramën në një vendim të tij, shprehur përmes një projektligji. Ai i “Koorporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë”.

“Ajo që dua të vë në dukje, është qartazi abuzimi dhe korrupsioni i aferës qeverisëse sot, në hartimin e projektligjeve si ajo: e “Korporatës së Investimeve në Republikën e Shqipërisë”, kundërshton Hajdari, ndërsa e thekson se: “Grupi parlamentar demokrat do të votojë kundër këtij projekligji”.

Sipas saj ky projektligj:

“a. Nuk i nënshtrohet asnjë modeli të së Drejtës Komunitare;

  1. Cënon tregun e lirë dhe i jep pavarësi KISH-it ( Korporatës së Investimeve Shqiptare) në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve.

Por, si arrijmë në një konkluzion të tillë?

  1. Raporti i detajuar i FMN-së në lidhje me këtë projektligj është shumë i qartë dhe nuk lë shkas për interpretime të tjera, dhe,
  2. Ky projektligj nuk ka një institucion apo organ kontrollues monitorimi, pra mbetet jashtë kontrollit të fortë të prokurimeve.”

Por, cila është zgjidhja, pyet më tej Hajdari duke dalë në konkluzionin se: “Ajo është vetëm një: Parandalimi paraprak në tërheqjen e kësaj nisme korruptive, si një projektligj fare i panevojshëm, i cili do t’i shkaktonte dëme të mëdha dhe të pariparueshme buxhetit të shtetit shqiptar, në borxhin e pashlyer dhe në disiplinën fiskale të tij.”

Hajdari nuk iu bind vendimit politik të Partisë Demokratike për të dorëzuar mandatet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *