Vendosni fjalën kyçe....

Saimir Tahiri “plaket” duke pritur gjyqin. Tani do apo nuk do që seancat të vazhdojnë ish-ministri?!


Edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i futet përdorimit të aplikacionit për plakjen “FaceApp”.

Kësaj radhe do të japë mesazhin që u plak po gjykatat nuk japin drejtësi.

“Ju jeni dëshmitarë që ky proces është shtyrë për të tretën herë. Hera e parë se nuk i kishte sjellë posta, hera e dytë se nuk ishin bërë njoftimet, herën e tretë se humbën letrat. Tani unë nuk e di po edhe një çerdhe është më e organizuar se kaq. Unë nuk e di si mund të humbin letrat në prokurori. Me të njëjtat letra kërkuan arrestimin tim, sot thonë kanë humbur?!

Unë shpresoj mungesë vëmendje apo nuk e di çfarë emri t’i vë tjetër, unë e thashë edhe në seancë, unë heq dorë po heq dorë nga disa dëshmi në favorin tim, unë jam i bindur për të vërtetën time por mjafton të mos shtyhet!

Një procedim penal që ka zgjatur 2 vjet dhe letrat janë zhdukur?! Nuk ndodh as në dyqanin më të rëndomtë jo më në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Se ku janë përkthimet, t’i gjejnë prokurorët… Është qesharake, skandaloze, poshtëruese, për drejtësinë jo për mua!”, u ankua sot ish-ministri.

Tani do apo nuk do që seancat të vazhdojnë ish-ministri?! Ai jashtë është…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *