Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku djali ka goditur me sëpatë babain e i tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 ku shtetasi me iniciale D.V 30 vjeç goditi për motive të dobëta babain e tij K.V 67-vjeç.
Pas ngjarjes 30-vjeçari është ndaluar nga policia ndërsa babai i tij është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.
Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.
Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.
Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.