Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferit Xhajko dërsa dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e bombolës së gazit.
Nga zjarri nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje kanë zhvendosur banorët në banesë si dhe zonën përreth e kanë shuar flakët.
Kjo ngjarje vjen 2 ditë pas shpërthimit të një bombole gazi në një argjendari në zonën e ish-Bllokut ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë.