Prangosen 3 të rinj në Mirditë. Një 20-vjeçar dhe dy të tjerë nga 24 vjeç janë kapur nga policia pas goditjes me sende të forta të një 43-vjeçari në qytetin e Rrëshenit dhe dëmtimit të makinës së një 31-vjeçari.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyrë para përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën, ku si rezultat kanë kapur dhe ndaluar 3 shtetas në kërkim policor:
-K.B., 24 vjeç, banues në Mirditë;
-Gj.B., 24 vjeç, banues në Mirditë;
-D.P., 20 vjeç, banues në Mirditë;
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 04.07.2019, në qytetin Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, po në këtë datë kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre.”, jep detaje policia.