Vendosni fjalën kyçe....

Turqia nuk ndal armatimin, blen 184 milionë euro nga Gjermania


Turqia importoi armë me vlerë 184,1 milionë euro (206 milionë dollarë) nga Gjermania në katër muajt e parë të vitit, sipas statistikave të qeverisë.

‘’Ankaraja bëhet blerësi më i madh i Gjermanisë në eksportin e armëve’’, tha Ministria e  Ekonomisë Federale.

Me sa duket këto materiale do të jenë për gjashtë nëndetëse, që janë duke u ndërtuar në Turqi, me një pjesë të rëndësishme të produkteve të kompaninë gjermane ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS).

“Eksportet e armëve për regjimin autoritar të Turqisë duhet të ndalen, si lejet po ashtu dhe eksportet reale”, tha deputetja e majtë gjermane, Sevim Dagdelen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *