Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i Gjykatës së Durrësit, Basha: Ka ende shpresë, kush shkeli Kushtetutën e ligjin do përgjigjet


Basha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Durrësit, për mosdhënien e mandatit të kandidates socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako.

Në një status në Facebook, kryedemokrati ka thënë se ky vendim jep shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë që e kanë të shenjtë Kushtetutën e ligjin.

Në fund kreu i opozitës thekson se farsa e 30 qershorit është grusht kriminal institucional i Ramës ndërsa ka paralajmëruar se të gjithë ata që i shërbyen kryeministrit do përgjigjen para drejtësisë.

‘Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor.

Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.’ – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *