Vendosni fjalën kyçe....

Vriten në Irak zyrtari i lartë turk dhe dy persona të tjerë


Tre persona, duke përfshirë edhe zv.Konsullin turk në Irak, janë vrarë nga të shtënat në një restorant në Erbil, Kurdistanin e Irakut, sipas mediave lokale. Policia konfirmoi vdekjen e diplomatit turk.

Të shtënat u raportuan pak pas orës 14:00 lokale, dhe ndodhën në një restorant në një zonë rezidenciale të kryeqytetit të Kurdistanit të Irakut.

Ndërsa mediat vendase njoftuan se të tre viktimat ishin zyrtarë me Konsullatën e Përgjithshme, Ministria e Jashtme e Turqisë konfirmoi vetëm vdekjen e një diplomati.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ai vjen një javë pasi sulmet ajrore turke vranë Diyar Gharib Mohammed, një udhëheqës i lartë i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në një zonë malore pranë kufirit Irak-Turqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *