Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Vjena: S’lëkundemi, zgjedhje të lira pa Ramën kryeministër, ndëshkim për hajdutët e zgjedhjeve


Kreu i opozitës, Basha, ndodhet në Vjenë ku është takuar me përfaqësuesit më të lartë të OSBE-së.

Në një postim në ‘Twitter’, Basha shkruan se gjatë takimeve ka ndarë shqetësimin për krizën në vend si dhe qëndrimin e pandryshuar të opozitës së bashkuar për zgjedhje të lira e të ndershme me qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër.

‘Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve.’ – shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *