Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu grek i Kassandrës në Halkidiki. Sipas mediave greke, të dy shqiptarët ishin të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Emrat e tyre nuk bëhen të ditur por mësohet se janë njëri 31 dhe tjetri 33 vjeç. Mungesa e tyre është vënë re në numërimin e mëngjesit të së martës nga gardianët e burgut dhe më pas është vënë alarmi.
Administrata e burgut njoftoi policinë për dy të arratisurit dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e tyre. Kontrolle të shtuara po bëhen kryesisht në dogana, aeroporte e porte për të mos lejuar largimin e tyre jashtë Greqisë.