Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Laçi në gjurmët e Teutës dhe Partizanit, eliminohet nga garat evropiane


Për fatin e keq, Laçi është eliminuar nga Europa League. Kurbinasit u mposhtën 1-0 në Izrael nga ekipi i Ber Shevës. Ekipi izraelit, kalon kështu në raundin tjetër kualifikues, por kurbinasit dalin nga kjo sfidë me kokën lart.

Që në short, gjithçka dukej kundër Laçit, duke pasur parasysh diferencat mes dy skuadrave. Por në 180 minuta përballë një ekipi të njohur, Laçi luajti si i barabartë, duke shfaqur një figurë të mirë të futbollit shqiptar.

Të besuarit e Starovës morën një barazim 1-1 në Shqipëri, që me pak fat, në rastin e shtyllës së Xhixhës, rezultati mund të ishte shumë ndryshe.

Me atë barazim me gola, kurbinasit udhëtuan drejt Izraelit për ndeshjen e kthimit, duke bërë një tjetër ndeshje të shkëlqyer. 69 minuta rezistuan luftëtarët e Starovës, të cilët u mposhtën nga një gol i Sabag.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *