Vendosni fjalën kyçe....

IKMT sqaron incidentin në Ksamil dhe ka një mesazh për qytetarët


Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, ka sqaruar rrethanat e incidentit të ndodhur ditën e sotme në Ksamil.

Sipas IKMT-së, në reagimin e bërë në ‘Facebook’, një person të cilit po i prishej një objekt pa leje, ka goditu me sende të forta një nga makinat e IKMT-së të parkuara disi larg objektit.

IKMT sqaron se brenda furgonit nuk ka pasur njeri ndërsa për ngjarjen ka bërë kallëzim penal ndaj personit në fjalë, i cili është ndaluar nga policia.

‘Sqarim rreth incidentit të ndodhur në Ksamil

Përgjatë paradites së sotme, në kohën kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në funksion të detyrave dhe detyrimeve ligjore, ishte duke prishur një objekt pa leje në Ksamil me funksion shërbimi, ka ndodhur një incident.

Një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj. Brenda makinës nuk ka patur asnjë person.

Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë, nderkohë që IKMT ka kryer kallëzimin penal.

IKMT sqaron se ajo është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik. IKMT ka përgjegjësitë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre para ligjit dhe bashkëqytetarëve.

Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *