Vendosni fjalën kyçe....

Kalon vettingun kandidatja e SPAK-ut, Elida Kaçkini


Kalon vettingun kandidatja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorja Elida Kaçkini.

Por nga detyra ëshët shkarkuar gjyqtari Ilir Mustafaj.

Kandidatët për SPAK-un, publikohen emrat pas përjashtimit të Prelës dhe Hajdarmatajt

Dy ditë më parë u publikuan emrat e prokurorëve kandidatë për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-un. Këshilli i lartë i Prokurorisë përjashtoi Donika Prelën, kreun e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Besnik Hajdarmatajn, ish-kreun e kësaj prokurorie. Janë përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Të përzgjedhurit, mes të cilëve edhe Kaçkini janë: Manjola Kajana, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Ndini Tavani, Enkeleda Millonaj, Elida Kaçkini, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arber Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Besnik Muçi, Behar Dibra dhe Anita Jella.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *