Vendosni fjalën kyçe....

Mazhoranca miraton me votat e opozitës së re dy ligje të Reformës në Drejtësi


Mazhoranca socialiste së bashku me “opozitën e re” ka miratuar me shumicë votash dy ligje të Reformës në Drejtësi, të cilat kishin mbetur pezull prej dy vitesh.

Nga bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës së re është arritur kuorumi i nevojshëm për miratimin e 16 neneve, përmes të cilave synohet të garantohet transparencë në emërimin dhe promovimin në karrierë të magjistratëve.

Për votimin e këtyre neneve në relacion thuhet se ‘Shtesat dhe ndryshimet e propozuara janë të domosdoshme, me qëllim plotësimin vakumit ligjor të krijuar nga shfuqizimi i dispozitave që lidhen me shkeljet disiplinore të magjistratëve. Plotësimi i këtij vakumi ligjor është i nevojshëm për të garantuar zbatimin e parimeve të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve, bazuar në elementet e procesit të rregullt ligjor, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.’

Janë miratuar me shumicë votash projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe projektligji tjetër për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dy me 106 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *