Templates by BIGtheme NET

Mirë se erdhe Enver Djali

Nga Ergys Mërtiri

Tre krime brenda një dite, tregojnë se në ç’batak po rrëshqet vendi.

1. Parlamenti dërgon për miratim, një ligj kundër opozitës, që kërcënon protestuesit deri me 5 vjet burg, nëse gjuajnë me fishekzjarre.

2. Parlamenti kërkon pengimin e një instituti kërkimor të mos zbardhë të vërtetën dhe të mos studiojë krimet e kryera nga komunistët, gjatë periudhës së luftës.

3. Pa asnjë shkresë zyrtare, pa përfunduar asnjë kërkesë ligjore, skuthërisht siç e kanë zakon, fillon çmontimi i materialeve nga Teatri Kombëtar, për shkak se Rama dhe Veliaj, e kanë ndarë mendjen që, mes shumë llokmash, ti japin firmës FUSHA, edhe një truall të mirë në zemër të Tiranës, në të cilën do të shkatërrohet zona monumentale për të ndërtuar 6 kulla idiote 20-30 katëshe.

Shto këtu edhe faktin se këto ditë, është miratuar në qeveri edhe ligji qe kërcënon ato pak portale që kanë mbetur kundër qeverisë, ndërkohë që vendi është në një sistem monopartiak, dhe… “Mirë se erdhe Enver Djali”!

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto