Vendosni fjalën kyçe....

Nis zbrazja e Teatrit Kombëtar, alarmohen artistët. Kush e dha urdhrin?!


Nis zbrazja e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Një ekip ka nisur të çmontojë mobiljet brenda sallës dhe ambjenteve të tjera, duke alarmuar artistët që prej muajsh po mbrojnë teatrin nga prishja.

Këto janë foto të “Faxweb.al” që tregojnë se çfarë po ndodh në brendësi të objektit pasuri kombëtare.

“Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!”, reagon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Koncesioni për Teatrin Kombëtar është bllokuar nga presidenti Ilir Meta duke i rikthyer në Kuvend projektligjin por me sa duket kryeministri Edi Rama as që do t’ia dijë.

Këtë PPP e ka fituar “Fusha sh.p.k”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *