“Me këto ndryshime, sa herë të vandalizohen institucionet, shkatërrohet prona private, apo goditen qytetarë e punonjës policie do ketë pasoja edhe më të ashpra. Kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më. Kush bën krime elektorale nuk mund të jetë edhe i zgjedhur nga populli.
Në shtator, një kod elektoral që respekton rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.”, shkruan këtë mesditë kryeministri Edi Rama në profilin e tij në “Facebook”.
Reagimi i Ramës u bë teksa në Kuvend ishin duke u diskutuar ndryshimet për Kodin e ri Penal.
Pak minuta më parë presidenti i vendit Ilir Meta i propozoi publikisht Ramës ndryshimin e datës së 13 tetorit për zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme të parakohshme.