Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thikë në Kolonjë, plagoset një person


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Qafëzez të Kolonjës ku një shtetas ka goditur më mjet të mprehtë bashkëfshatarin e tij i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak.

Më datë 18.07.2019, në fshatin Qafëzez, në ambjentet e një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi F.M, banues në Bekovë, dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasin F.Ë, 50 vjeç, banues në Qafëzez, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korëës, nën kujdesin intensiv të  mjekëve.

Shërbimet e Policisë, janë duke krehur zonën dhe po punojnë për kapjen e shtetasit F.M dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *