Vendosni fjalën kyçe....

Të gjelbërit kërkojnë 4 poste drejtuese në Komisionin Evropian


Philippe Lamberts, bashkëdrejtues i të Gjelbërve në Parlamentin Europian, kërkoi  katër komisionerë të dalë nga radhët e ekologjistëve në ekipit që do të krijojë Ursula von der Leyen, presidentja e ardhshme e Komisionit, si kusht për bashkëpunimin e tyre.

“Nuk duhet të mbështeteni tek të Gjelbrit për të garantuar maxhorancën në Parlament nëse ne nuk jemi në Komisionin Europian. Nëse na duan, të paguajnë”, thekson Lamberts gjatë një konference për shtyp, raporton ATSH.

“Duke pasur parasysh rezultatin e të Gjelbërve në europianet e 26 majit, na përkasin katër komisionerë”, përllogariti ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *