Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë kërkojnë të studiojnë jashtë, 17% leje qëndrimi më shumë se një vit më parë


Trendi i studentëve shqiptarë që po zgjedhin të studiojnë jashtë ka qenë në rritje së fundmi. Pjesa më e madhe e tyre i janë drejtuar universiteteve europiane. Të dhënat e publikuara nga Eurostat treguan se vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë 2360 leje qëndrimi të reja për studentet shqiptarë. Në raport me një vit më parë ku numër është rritur me 17%.

Numri i studentëve që kërkojnë të studiojnë jashtë ka shënuar rritje vit pas viti. Në 2014-n Bashkimi Europian dha për studentët 1627 leje qëndrimi të lëshuara për herë të parë. Prej atëherë numri i tyre ka qenë në rritje, veçanërisht në dy vitet e fundit.

Në 2017-n numri i lejeve të dhëna për studentët shqiptarë ishte 2025.

Ndër arsyet kryesore të largimit, përveç përmbushjeve akademike, është edhe pakënaqësitë që kanë me arsimin në vend. Në dhjetor të këtij viti akademik studentët nga universitetet në të gjithë Shqipërinë u ngritën të protestonin për një arsim më cilësorë, ulje të tarifave dhe përmirësimin e kushteve në auditorë dhe në konvikte.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *