Teuta ka arritur të fitojë ndaj Ventspilsit në ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës, por është eliminuar sërish.
Durrsakët kanë mundur të fitojnë me rezultatin e ngushtë 1-0 por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen e thellë 3-0 në Letoni.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kallaku ndërsa vendasit goditën edhe shtyllën në minutën e tretë me anë të kroatit Bushiç.
Ndërkaq dy ekipet e tjera shqiptare, Kukësi e Laçi luajnë në mbrëmje me kuksianët që janë mundur 3-0 në Hnungari, kurse kurbinasit janë në pozita më të mira pas barazimit 1-1 në fushën e tyre.