Vendosni fjalën kyçe....

Trump organizon në vjeshtë samitin e Uashingtonit për marrëveshjen Serbi-Kosovë, lajmi nga mediat serbe


Sipas mediave serbe, përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të marrin një ftesë për një takim në SHBA, menjëherë pas samitit në Paris, pasi Uashingtoni është i vendosur për të zgjidhur çështjen e Kosovës deri në fund të vitit, shkruajnë mediat serbe, transmeton ‘KosovaPress’.

Sipas tyre, plani i Uashingtonit është që palët të takohen menjëherë pas samitit të Parisit, në shtator, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të mundshme.

Dy ditë më parë, gjatë vizitës zyrtare në Beograd, presidenti francez, Macron, u shpreh i gatshëm të mikpriste samitin e Parisit duke besuar e duke bërë thirrje për një marrëveshje Serbi-Kosovë që sipas tij është kyçe për qëndrueshmërinë e rajonit dhe Europës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *