Policia e Krujës ka arrestuar 7 persona me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Ndëshkimi 2”.
Policia arrestoi shtetasit T.K., 27 vjeç, I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barkanesh të rrethit Krujë. Si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për veprën penale “Kutivimi i bimëve narkotike”. Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.
Njoftimi i policisë:
Krujë
Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis i koduar “Ndëshkimi 2”
Në pranga 7 persona për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë si dhe asgjesohen bimë kanabis të kultivuara nga këta persona.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Opreacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.
Operacioni i sotëm në vijim të operacionit policor të koduar “Ndëshkimi”, si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.
Pas një hetimi 2 mujor me Metoda Speciale Hetimi ,Komisariati i Policise Krujë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Policisë Durrës e ato të F.L.O , finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “Ndëshkimi 2” .
Në funksion të procedimit penal prill 2019 u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për shtetasit:
T.K., 27 vjec,
I.D., 27 vjeç,
S.D., 28 vjeç,
E.D., 23 vjeç,
B.D., 38 vjeç,
A.D., 17 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barkanesh të rrethit Krujë.
Si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për veprën penale “Kutivimi i bimëve narkotike”.
Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike, në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë, ku në periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K., Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë .
Po në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparate celular.
Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.