Vendosni fjalën kyçe....

Bradley Cooper dhe Irina Shayk bien dakord të jetojnë në New York për vajzën


Bradley Cooper dhe Irina Shayk bien dakord të jetojnë në të njëjtin qytet me qëllim që të jenë afër vajzës së tyre. Qyteti ku do të jetojnë është New York-u, pas diskutimeve për marrëveshjen e kujdestarisë, shkruan “TMZ”.

Burimet thonë se ata kanë rënë dakord që pas ndarjes që patën të ndajnë kujdestarinë ligjore dhe fizike të vajzës së tyre Lea, në mënyrë të barabartë.

Marrëdhënia mes modeles Irina Shayk dhe aktorit Bradley Cooper shkoi javë më parë drejt fundit. Gazeta britanike “The Sun”, shkroi se modelja është larguar nga shtëpia e saj në Los Angelos që ndan me Cooper.

Ftohja mes Bradley-t dhe Irina-s vjen pas thashmethemeve se aktori po binte në dashuri me këngëtaren Lady Gaga, pas bashkëpunimit të tyre për filmin “A star is born”. Por thashethemet janë hedhur poshtë nga Gaga.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *