Vendosni fjalën kyçe....

Burri qëllon me thikë për vdekje gruan në Durrës


Një ngjarje me pasojë jetën  ka ndodhur në lagjen 18 në Durrës. Burri ka qëlluar me thikë gruan e tij, rreth 40 vjeçe duke i shkaktuar vdekjen.

Ajo është dërguar me plagë të rënda në spital nga vëllezërit e saj dhe djali i tyre i mitur por nuk ka mundur të mbijetojë. Viktima sipas policisë është Asbije Kuka, rreth 40 vjeçe. 

Gruaja është dërguar në spital me plagë afër zemrës dhe hemorragji dhe me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia është vënë në ndjekje të bashkëshortit të viktimës, i dyshuari kryesor i krimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *