Vendosni fjalën kyçe....

Dorëheqja e dytë si Kryeministër për shkak të Hagës, betejat e Haradinajt me Gjykatën

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen ditën e sotme nga posti i kryeministrit me arsyetimin se është thirrur nga Gjykata e Hagës për të dëshmuar sërish lidhur me aktivitetin gjatë Luftës së Kosovës.

Por kjo dorëheqje për shkak të Gjykatës së Hagës nuk është e para për të pasi edhe herën e parë kur u zgjodh si kryeministër i Kosovës në 2004 ai qëndroi vetëm 100 ditë në zyrën e qeverisë dhe u thirr në 2005 nga Tribunali Ndërkomëbtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Haradinaj ka pasur disa beteja me Gjykatën e Hagës dhe e para daton në vitin  2005 çka siç u tha më sipër e detyroi të dorëhiqet edhe nga posti i Kryeministrit ashtu si edhe tani. Në 2005 pasi Haradinaj la postin e kryeminsitrit ai u paraqit vullnetarisht në Hagë u mbajt disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua përkohësisht deri në gjykimin e tij ku u lirua nga akuzat në 3 prill 2008 për mungesë provash bindëse.

Beteja e dytë ishte në vitin 2011 dhe më 18 gusht të atij viti ai del para gjykatës dhe në këtë rast trupi i akuzës pyeti 56 dëshmitarë kundër Haradinajt.

Vendimi përfundimtar u morr një vit më vonë në 29 nëntor 2012 i cili e shpalli atë të pafajshëm.

Tashmë për Haradinajn do jetë beteja e tretë me Hagën dhe si duket ashtu si në rastin e parë ai ka zgjedhur të përballet përsëri si një qytetar i thjeshtë dhe jo si kryeministër. /Hashtag.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *