Mediat spanjolle raportojnë se Juventusi mund ta përdorë Paulo Dybalan në një marrëveshje shkëmbimi për yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar.
Neymar e ka bërë absolutisht të qartë se do të largohet nga Paris Saint-Germaini këtë verë dhe iu bashkua klubit në stërvitjet parasezonale me vonesë, duke e zemëruar edhe më shumë kampionin spanjoll, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, asnjë klub nuk është i gatshëm ta paguajë çmimin e lartë që PSG-ja e kërkon për të, e cila thuhet të jetë të paktën 222 milionë euro.
El Chiringuito në Spanjë pohon se Neymar mund të kalojë në Juventus në një marrëveshje shkëmbimi me Dybalan, dhe ta formojë një sulm të jashtëzakonshëm me Cristiano Ronaldon.
Më parë, Rai Sport pohoi se babai dhe menaxheri i Neymarit u takua me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici, në Torino.
27-vjeçari u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit kur iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro nga Barcelona më 2017.