Templates by BIGtheme NET

Kampionat peshëngritje për 70 vjetorin e Federatës, përballen edhe pretendentët për botërorin e shtatorit

Në 70-vjetorin e saj, Federata Shqiptare e Peshngritjes ka zhvilluar kampionatin kombëtar për të rritur ku bie në sy një numër rekord pjesëmarrësish për këto vite të fundit. Në të gjitha peshat, meshkuj dhe femra në këtë kampionat morën pjesë 108 sportistë, raporton Top Channel.

Paraqitja ka qenë e niveleve të larta për shkak se ky kampionat ishte kualifikues edhe sa i përket fromimit të ekipit kombëtarë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e Tajlandës në muajin shtator.

Në peshën deri në 81-kg që konsiderohet si pesha e Erkand Qerimajt, shkodrani bëri një paraqitje shumë të mirë edhe pa u sforcuar shumë duke ngritur 344kg një shifër kjo afër asaj të europianit ku ngriti 347 kg në dygarësh.

Në paraqitjen e fundit peshëngritësi nga Shkodra ngriti 157 në shkëputje dhe 187 në shtytje. Në të njëjtën peshë me të ishte ngjitur kampioni i Europës Briken Calja i cili nuk i hyri fare garës me Qerimajn por ngriti pesha thjesht për të justifikuar pjesëmarrjen në këtë kampionat, duke çuar në total 320 kg.

Në peshën deri në 89 kg Daniel Godelli nuk ka arritur as ta mbyll dygarëshin, një paraqitje e dobët për të disatën garë radhazi ndërkombëtare dhe kombëtare e tij. Pasi ngriti 151 kg në shkëputje, peshngritësi nga Peqini ka deshtuar në shtytje ku në dy tentativa nuk ngriti dot 181 kg dhe nuk ngriti as të tretën me 185 kg.

Në këtë peshë garën e fiton Krenar Shoraj, i cili edhe pse me ritëm të ulët nga garat ndërkombëtare, pasi ngriti vetëm 311 kg në dygarësh, 141 shkëputje dhe 170 shtytje, arrin të fitojë në peshën e tij dhe të sigurojë një biletë për Botërorin e Tajlandës, ku me shumë gjasë nuk do të jetë një nga emrat e rëndësishëm të peshgnritjes si Daniel Godelli i cili nuk mundi të sigurojë një rezultat në këtë kampionat kombëtarë i cili ishte kusht për pjesëmarrjen në Botëror.

Ndërkohë rreth 12 sportistëve i është bërë kontroll i antidopingut i paparalajmëruar. Një test i FSHP-së për të parandaluar garën jo të ndershme përpara kampionatit botëror.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*