Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm Olsian Çela në vetting. Sot ka nisur seanca dëgjimore dhe procesi i verifikimit nga KPK-ja të pasurisë së tij dhe figurës profesionale.
Paraprakisht mësohet se ILDKPI-ja ka deklaruar se Çela ka bërë deklarim të saktë pasurie, duke dalë në konkluzionin se nuk e ka fshehur pasurinë.
Nga ana tjetër KPK-ja mendon se prokurori Çela nuk është në situatën e konfliktit të interesit. Prokurori për Krime të Rënda, sipas KPK-së ka burime të mjaftueshme financiare.