Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Lushnja: Koncesionet ndikim pozitiv vetëm te oligarkët e Ramës


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim me strukturat e LSI-së në Lushnjë, duke komentuar vendimin e dyshimtë të që dha sot Gjykata e Durrësit në favor të kandidates Valbona Sako, tha se: ‘Vendimi Gjykatës së Durrësit tregon ku po na çon Rilindja e reformës në drejtësi.

 Sot ra siguria juridike e një vendimi gjykate. Absurdi i sotëm duhet të futet në librat e jurisprudencës. Parlamenti dje u kthye në një teatër kukullash. Dje dy vendime qesharake në të njëjtën seancë U miratuan dy mega aferat korruptive të Balldren- Milot, Orikum- Dukat.

Dy koncensionet ndikim pozitiv vetëm tek llogaritë ofshore të oligarkëve dhe Ramës. Paratë e koncensioneve do kthehen në arkën e shtetit.

Askush mos  mendojë që mund të gëzojë taksat, e shqiptareve, Ndryshimet në ligjin e koncensioneve kllounata më e madhe, pas 30 qershorit. Pasi shteruan burimet financiare, bënë ndryshimet

Me paratë e koncensioneve ndërtohej i gjithë rrjeti vaditës. Mund të subvencionoheshin fermerët dhe blegtorët për 15 vite. Shfaqjen e sulmit ndaj bizneseve e kami parë çdo vit. E gjithë kjo maskaradë nuk ka dhënë asnjë rezultat në buxhet

Nuk kemi ende asnjë ekspeditë tek oligarkët e oborrit. Padrejtësia e dy standartet, model qeverisjes së rilindjes’’– u shpreh Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *