Templates by BIGtheme NET

Luan Rama për dorëheqjen e Haradinajt: Akt civil prej burri shteti

Luan Rama e ka quajtur peshë dinjiteti dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Sipas Ramës, Haradinaj ka bërë një akt prej burri shteti i duke i mësuar të gjithve se sa vlerë ka pesha e dinjitetit.

Kështu, zëvendëskryetari i LSI-së ka vlerësuar aktit e dorëheqjes si një vlerë të pamatë.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj,

përndryshe pesha e dinjitetit.

Ramush Haradinaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetarit të qeverisë.

“Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga dhomat e posaçme, pra Gjykata Speciale. Javën tjetër do të kem paraqitjen. Nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar, si Ramush Haradinaj.

Për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit, kam vendosur që është e drejtë të jap dorëheqjen”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë zoti Haradinaj, duke na u shfaqur edhe një herë ai që kemi njohur të gjithë; që prej kur në radhët e UÇK-së së lavdishme u bë njëri nga komandantët e saj më trima, e kur pas çlirimit të Kosovë, në themelet e lirisë së të cilës është edhe një det gjaku Haradinajsh, u ballafaqua e dy herë e doli fitimtar në Gjykatën e Hagës!

Kësisoj Ramush Haradinaj, me aktin e vet civil e prej burri shteti, na mëson të gjithëve se çfarë vlere të pamatë ka pesha e dinjitetit të emrit, por edhe e të qenit gjak e shpirt Haradinajsh!

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*