“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës.”, reagon Lulzim Basha pas certifikimit të mandatit të kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako.
“Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.
Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.
Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.”, thekson më tej Basha.
Partia Socialiste, me një manovër antiligjore ka bërë kërkesë në Gjykatën e Durrësit, për të marrë mandatin e kryebashkiakes së zgjedhur Valbona Sako.
Ky veprim vjen pas vendimit të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, pasi në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.
Partia Socialsite, në vend që të apelonte vendimin e gjyqtares në gjykatën e Apelit, ka zgjedhur ta rishqyrtojë çështjen në një proces të ri, me një gjykatës të ri, me shumë gjasa të zgjedhur nga ata vetë.
Shpëtim Reka është gjykatësi që ka certifikuar mandatin e Valbona Sakos.