Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues.
SHÇBA ekzekutoi vendimet e gjykatës e cila pezulloi 4 policët për shpërdorim detyre dhe zbulimin e sekretit, për operacionin e zhvilluar në Elbasan.
Vendimet janë:
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar B.S., 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar A.XH., 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.GJ., 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.