Policia zbardh ngjarjen e djeshme në Laprakë, gjen kush qëlloi por ende s’e ka arrestuar 27-vjeçarin që qëlloi me armë pas një konflikti.
Ai është i riu me iniciale A.S.
“Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të castit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i personit të shpallur në kërkim.
Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.
Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.”, jep detaje policia.