Nga Artan Fuga
Politika dhe Kuvendi jolegjitim sot ju bëri glasën mbi kokë!
“Ta gëzojnë” profesorët dhe profesorët e asociuar ligjin që Kuvendi i sotëm jolegjitim aprovoi sepse sipas tij titujt më të lartë shkencorë janë “akademik” dhe “akademik i asociuar”.
“Profesori” kaloi në vend të tretë si titull shkencor, kurse “profesori i asociuar” në vend të katërt.
Si biçim kapterrash në lirim!
U degraduan edhe universitetet toptan! Si publiket ashtu edhe privatet!
Tani janë nën akademinë e shkencave!
Ta gëzojnë edhe profesorët gjumashë si kërkues shkencorë në institute, edhe ata kujtonin se ishte betejë mes gjelash!
Ta gëzojnë edhe drejtuesit e universiteteve, rektorët, senatet, fakultetet, departamentet që nuk ditën dhe nuk patën guximin të mbrojnë stafet e tyre profesorale duke u tërhequr me lloj lloj kompromisesh dhe frikërash!
Kujtuan se unë përballesha për vete, ose luaja cic – mice në akademi!
Po unë jam “akademik”!
Nëse ende nuk doni të mobilizoheni :
Flini të qetë kolegë!
Mendoni se ishte një ëndërr!
Ta gëzoni të gjithë!
Gjumë të ëmbël!
Nëse ende keni ndërgjegje, zgjohuni!